Bebe Rexhën nuk po e ndal as moti i vështirë e as turbulencat, për të bërë vizitën një ditore në Shqipëri.
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri së bashku me të atin.
Bebe së bashku me fansat e saj ka mbledhur gati 100 mijë dollarë ndërsa vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë.
Këngëtarja ka postuar disa video në Instagram ku tregon se do të ndërtojë një ose dy shtëpi për të prekurit nga tërmeti dhe do të sigurohet që paratë të shkojnë në duar të sigurta.
Por nëpërmjet një InstaStory Bebe tregon se ka përjetuar turbulencën më të keqe në shumë kohë.
“Turbulenca më e keqe që kam përjetuar prej shumë kohësh. O Zot nuk e di edhe sa mund të përballoj“, shkruan Bebe.
Bebe ka menduar edhe për fëmijët e vegjël duke mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira për ta që t’i gëzojë në këto ditë që nuk kanë qenë aspak të lehta./abcnews.al