Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diaspora dhe zgjedhjet e pranverës/ Juristi Sefa: PD ka defiçencë në votën e emigrantëve, do t’i shërbejë më shumë PS

schedule18:43 - 27 Janar, 2025

schedule 18:43 - 27 Janar, 2025

Risia e këtyre zgjedhjeve është padyshim vota e emigrantëve ku shihet me interes impakti i votuesve në përcaktimin e ekuilibrave në këto zgjedhje.

Juristi Sefa u shpreh se vota e Diasporës do t’i shërbej më tepër Partisë Socialiste sesa Partisë Demokratike. Sipas tij, PD ka një defiçencë në votën e Diasporës dhe mënyra sesi pranojë këtë votim do t’i sjellë dëme.

“Grupi negociator në KQZ ka bërë një autogol me votën e diasporës sepse është pranuar propozimi i PS dhe me propozimin e PD që duhet ta parashikonte në atë moment. Sot PD ka një defiçencë me votën e  Diasporës, nuk do të ketë shumë ndikim madje do t’i shërbej PS. PS ka struktura shumë solide dhe ka plus që administratën, burimet financiare i përdor në mënyrë të paligjshme për efekte zgjedhore.

PS do e shfrytëzoj maksimalisht. Votimi me postë është një mënyrë e tmerrshme sepse është më ë e thjeshta që vota të orientohet drejt PS dhe nuk ke çfarë i bën nëse kryen një vepër penale si votim familjar dhe blerje vote, nuk e kontrollon dot. Jam  i pakënqur me PD për mënyrën sesi zgjodhi ta pranojë sepse do i sjellë dëm asaj dhe partive të tjera që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!