Nuk është një Shpendi, por gjithsesi vlen.
Shqipëria ka një tjetër sulmues në Serinë B italiane dhe ky është Silvio Merkaj.
Futbollisti 27-vjeçar u tregua tepër I zoti në sfidën që ekipi I tij, Zydtirol fitoi 3-0 në fushën e Frozinones, duke shënuar dy nga rrjetat.
Vlonjati goditi saktë në minutën e 20-të për 1-0, dhe pastaj nëntë minuta më pas për të dyfishuar rezultatin.
Në total, këtë vit ai ka vetëm tre rrjeta si dhe dy asiste, por ka nisur ta marrë veten në 6 ndeshjet e fundit.
Në total, Merkaj ka 7 rrjeta dhe 8 asistë në dy sezone në Serinë B, pasi ishte një nga shënuesit më të mirë në Serinë C me 13 gola në 36 ndeshje dy edicione më parë.
Natyrisht, ai nuk është I vetmi shqiptar që po shkëlqen në nivelin e dytë të futbollit italian.
Ylli kryesor kuqezi në B është Kristian Shpendi, ndërsa 21-vjeçar ka 10 gola këtë vit, në luftë për Këpucën e Artë, si dhe po kërkohet nga Benfika, por edhe nga klube italianë si Juventus, Fiorentina, Napoli apo Torino.
Në kategorinë e dytë në Apenine është edhe Stiven Shpendi, që po e merr veten pas transferimit të parakohshëm në Serinë A tek Empoli, ku nuk pati mundësi të tregonte veten.


