Një 35 vjeçar, i identifikuar si Sandër Dedaj, është vetëvarur në burgun e Reçit. Sapo është vënë re nga punonjësi i burgut, është transportuar për në spitalin e Koplikut, dhe më pas në atë të Shkodrës.
Pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipit mjekësor, nuk mundi të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Dedaj ishte arrestuar në fund të vitit 2023 për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje./abcnews.al


