Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Hasani: Të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja

schedule08:58 - 27 Janar, 2025

schedule 08:58 - 27 Janar, 2025

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit:

“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj, të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme.”

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se:

“Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë.”

Në kuadër të kësaj dite, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!