Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Orikum. Sipas policisë, Sildi Velaj është qëlluar nga Qerim Bello pas një konflikti për motive të dobëta në një bar në ambientet e një karburanti.
29 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

