Kryepeshkopi Anastas vijon te jete ne gjendje kritike i shtruar ne nje spital ne Athine. Ne keto momente te veshtira per te ne kishen ungjellizimi ne tirane besimtaret ortodokse u luten per kryepeshkopin
Mesha u mbajt këtë 22 janar, në kremtimin e shën Anastas Persianit, i cili iu perkushtua ortodoksise në një vend te huaj, emrin e të cilit mban edhe kryepeshkopi, i Tiranes, durresit dhe gjithe shqiperise.
Liturgjia hyjnore u udhehoq nga mitropoliti i Korces, hiresi Joani.
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit ka sjellë shqetësim tek besimtarët, të clët këtë të mërkurë mbushën kishën “Ungjëllizimi”, duke iu bashkuar lutjeve për shërimin e klerikut 95 vjeçar.
“Lutemi qe Perendia ti jape jete, te na kthehet sa me pare”
Vleresojnë figurën e Kryepeshkopit Anastas per kontributin e tij ne ringritjen e kishes autoqefale shqiptare.
“Rindertoi kisha qe shkaterroi regjimi, iu ktheu njerezve besimin”
Kryepeshkopi Anastas ndodhet i shtruar në spitalin “Evangjelizmos” në Athine prej fillimit te janarit. Gjendja e tij u rendua ndjeshem, ndersa iu nenshtrua një nderhyrje kirurgjikale për shkak të nje hemoragjie të brendshme. Pas operacionit mjeket e vleresuan gjendjen e tij kritike dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë përmirësim, ndërsa qëndron i inrtubuar në repartin e reanimacionit.

