Napoli nuk po arrin të dalë nga kriza dhe sot është mposhtur në shtëpi 1-2 nga skuadra e Bologna. Djemtë e Carlo Ancelotti po kalojnë një moment për t’u harruar dhe strategu i mirënjohur italian, rrezikon seriozisht largimin.
Olsen dhe Sansone shënuan për miqtë e Bologna, ndërsa golin e vetëm për napolitanët e shënoi Llorente. Sulmuesi spanjoll do të shënonte edhe në sekondat e fundit të sfidës, por VAR do e anulonte dhe Bologna do të merrte tre pikët e plota.
Këto tre pikë, e ngjisin skuadrën e drejtuar nga Mihajlovic në vendin e 12-të, me 16 pikë, ndërsa Napoli mbetet në kuotën e 20 pikëve në vend të shtatë, plot 17 pikë larg Interit kryesues./abcnews.al