Bajern Mynih nuk ndalet dhe i jep një tjetër sinjal të fortë të gjithë rivalëve se nuk do të mbetet dy vite radhazi pa titullin kampion në Bundesligë.
Skuadra bavareze fitoi bindësh me lojë dhe gola, duke kaluar 5-0 Hofenheim.
Nuk kishte garë në sfidën për javën e 17-të të kampionatit gjerman të luajtur në “Alianz Arena”, ku vendasit e vranë sfidën me tre gola që në pjesën e parë.
Leroi Sane hapi serinë që në minutën e shtatë.
Më pas Guerrero dhe harri Kejn me 11 metërsh thelluan avantazhin e Bayern përpara pushimit të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Vincent Kompani e bënë më të ekzagjeruar fitoren e tyre.
Sane gjeti golin e dytë personal dhe të katërin për të zotët e shtëpisë, ndërsa sulmuesi bëri paraqitjen më të mirë sezonale.
Emrin në listën e golashënuesëve shënoi edhe Serzh Gnabry, që në në minutën e 66-të plotësoi “manitën” e Bayern Mynih dhe vulosi përfundimisht fatin e sfidës.
Me këtë fitore, bavarezët I përgjigjen nga distanca Bayer Leverkusen, që më parë kishte fituar ndeshjen e tij.
Po ashtu, ky sukses i kthen Bayern distancën prej katër pikësh në krye të renditjes së Bundesligës. /abcnews.al