BE njofton 120 milionë euro ndihmë për Gazën pas armëpushimit

schedule12:56 - 16 Janar, 2025

schedule 12:56 - 16 Janar, 2025

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të japë 120 milionë euro ndihmë për Gazën e shkatërruar nga lufta për të trajtuar krizën humanitare.

Në një reagim në lidhje me këtë paketë presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen tha:

“Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve ofron shpresë që rajonit i nevojitej dëshpërimisht. Por situata humanitare mbetet e zymtë në Gaza. Evropa do të kanalizojë 120 milionë euro ndihmë në vitin 2025, së bashku me tonelatat e ndihmës në natyrë, për të vazhduar mbështetjen e palestinezëve.”, shkruan ajo.

Unioni do të punojë ngushtë me agjencitë e OBK dhe organizata të tjera humanitare partnere për të siguruar shpërndarjen e shpejtë të ndihmës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!