Sistemi VAR edhe në Kosovë, zbulohet plani i FFK

schedule11:24 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 11:24 - 1 Dhjetor, 2019

Pas dy vitesh pritet që edhe në Superiore të përdoret sistemi VAR, sigurisht në impiantet që ta ofrojnë këtë mundësi: “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Air Albania Stadium”. Edhe në Kosovë po e mendojnë diçka të tillë, por nuk janë kushtet.

Dardanët momentalisht kanë vetëm stadiumin “Fadil Vokrri” të licencuar për të luajtur ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që shumica e klubeve në Kosovë lënë për të dëshiruar në aspektin e infrastrukturës.

Në lidhje me aplikimin e sistemit VAR në Kosovë, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i FFK, Eroll Salihu, a i cili për KosovaPress ka sqaruar: “Do të fillojmë hap pas hapi, së pari do të fillojmë me ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës.

Do trajnohet stafi e më pas do të mundohemi në disa prej ndeshjeve të Superligës ta përdorim sistemin VAR.  E dimë që një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë dhe e kushtueshme për Federatën e Futbollit të Kosovës, por me ndihmën e Federatës Daneze të Futbollit, shpresojmë që t’ia dalim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!