Ushtria ukrainase tha në një deklaratë të enjten se ka kapur 27 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut të Rusisë, ku një pjesë e vogël kontrollohet nga forcat e Kievit që nga gushti.
“Në ditët e fundit, 27 ushtarë armik janë kapur në luftime në rajonin e Kurskut”, njoftoi Komanda Ajrore e Ukrainës.
Bëhet fjalë për oficerë, rreshterë dhe ushtarë nga njësi të ndryshme, që vijnë nga rajone të ndryshme ruse, si dhe nga gadishulli ukrainas i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, tha ushtria ukrainase në një deklaratë.
Ukraina, e cila ka tre vjet që lufton kundër pushtimit rus, nisi në gusht të vitit të kaluar një sulm të befasishëm në rajonin kufitar rus të Kurskut./abcnews.al