Sekretari i ri amerikan i Shtetit kundër vendimit të Bidenit: Kuba meriton të jetë në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin

schedule08:26 - 16 Janar, 2025

schedule 08:26 - 16 Janar, 2025

Marco Rubio, kreu i ardhshëm i diplomacisë amerikane i emëruar nga Donald Trump, u shpreh të mërkurën se Kuba duhet të jetë në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, duke lënë të kuptohet se ai do të ndryshojë vendimin e shpallur një ditë më parë nga presidenti në largim Joe Biden.

Administrata e Biden njoftoi se po hiqte Kubën nga lista e zezë, e cila kufizon rëndë investimet, si pjesë e një marrëveshjeje me Havanën për lirimin e më shumë se 550 protestuesve të mbajtur në ishullin e Karaibeve.

“Nuk ka dyshim në mendjen time se plotëson kriteret për t’u emëruar një sponsor shtetëror i terrorizmit”, tha senatori nga Florida, 53 vjeç, pa thënë qartë se ai do të anulonte vendimin e administratës në largim.

Më pak se 24 orë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Donald Trump mori një vendim të ngjashëm, duke e vendosur sërish Kubën në listën e zezë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!