Ulja e temperaturave ka shtuar fluksin e fëmijëve të prekur nga virozat në pediatrinë e spitalit rajonal të Lezhës.
Gjatë kësaj jave 70 deri në 100 fëmijë në ditë janë paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore. Në qarkullim janë disa viruse, ndërsa nuk janë shënuar raste me komplikacione të rënda.
“Të vjella, temperaturë të lartë, kollë dhe raste të rralla që kanë kaluar në pneumoni. Nuk kemi pasur raste për në tiranë, i kemi menaxhuar”, tha mjeku pediatër Bardhok Gjoka.
Mjekët këshillojnë prindërit për kujdes të shtuar tek fëmijët në këtë periudhë me ushqyerjen, si dhe të shmangin lëvizjet e shpeshta.
“Prindërit kur e shihni fëmijën me temperaura, nëse vahzcon me teperayura pas tre ditësh, duhet të paraqitet te mjeku i familjes ose në urgjencë. Nuk ka vend për panik, kemi miks virozash”.
Vetem gjate 4 ditëve të fundit kanë marrë ndihmë mjeksore më shume se 500 fëmijë. Sipas mjekëve, kjo situatë e ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta pritet të vazhdojë deri në fund të janarit./abcnews.al