Vodhën pajisje elektronike në shkollën në Babrru/ Arrestohet 19-vjeçari, procedohen dy të mitur

schedule13:53 - 15 Janar, 2025

schedule 13:53 - 15 Janar, 2025

Një 19-vjeçar u arrestua teksa dy të mitur u proceduan në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjetet”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit.

Njëri prej tyre, 19-vjeçari, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç, nxënës të kësaj shkolle, filloi procedimi në gjendje të lirë.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!