Zhgënjejnë “të mëdhenjtë”/ Vetëm barazime për Liverpool, Manchester City dhe Chelsea

schedule13:03 - 15 Janar, 2025

schedule 13:03 - 15 Janar, 2025

Liverpul duket se ka humbur shkëlqimin, ndërsa kryesuesit e Premier Ligës regjistruan barazimin e dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot u ndal 1-1 në fushën e Notingham Forest, që konfirmohet surpriza e madhe e këtij sezoni në kampionatin anglez.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e tetë me Ud, ndërsa ruajtën epërsinë shumë gjatë.

Por shpresat e tyre për fitore u shuan në minutën e 66-të, kur Diogo Zhota barazoi shifrat dhe vulosi fatin e ndeshjes.

Pavarësisht dy ndalesave radhazi, Liverpul ruan kreun e renditjes me 47 pikë, gjashtë më shumë se Nottingham, që po jeton sërish me të shkuarën e lavdivshme.

Nuk mori më shumë nga sfida e tij as Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiola barazoi 2-2 në fushën e Brendford.

Rezultati u siglua vetëm në pjesën e dytë, duke nisur nga epërsia e kampionëve në fuqi me Foden.

Sulmuesi dyfishoi shifrat me golin e dytë personal, por festa e “Cityzens” do të shuhej në minutat e fundit.

Brendford reagoi kundër çdo parashikimi.

Visa rihapi garën në të 82-ën, ndërsa në shtesë Norgard vulosi barazimin, duke konfirmuar edhe sezonin plot oshilacine të Manchester City.

I njëjti diskutim vlen edhe për Chelsea, me Blutë e Londrës që duhet ti rishikojnë objektivat e sezonit pas barazimit të radhës, këtë herë 2-2 kundër Bournemouth.

Megjithëse mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Palmer, pas pushimit të besuarit e Mareskës I lejuan rivalëve të përmbysin shifrat. Klajvert me 11-metërsh dhe Semejo suprizuan Chelsea, që evitoi humbjen vetëm në minutën e 95-të me rrjetën e Ris Xhejms.

Ecuria negative ne ndeshjet e fundit ka bërë që Blutë Londrës të zbresin në vendin e katërt të klasifikimit në Premier Ligë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!