81 vjeçari Xhemal Meta që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet të jetë vrarë. Policia, në një njoftim zyrtar, deklaroi se nga ekzaminimet janë konstatuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Policia deklaroi gjithashtu se ngjarja është referuar si vrasje me dashje. Ndërkohë, gazetar Ervin Leka raporton se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për një konflikt për tokat e 81 vjeçarit me banorë te fshatit. Megjithatë, nuk përjashtohen as konflikte banale me banorë të tjerë./abcnews.al