‘Kontribute për kishën janë bërë nga bamirës shqiptarë’/ Nazarko: Ende nuk ka një bibël integrale në gjuhën shqipe

schedule21:05 - 14 Janar, 2025

schedule 21:05 - 14 Janar, 2025

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘ Real Story’, u shpreh se meritat ndaj kryepeshkopit sipas legjislacionit shqiptar bazohet në shërbime të mëdha për interesin kombëtar.

Sipas Nazarkos, kisha shqiptare ka pasur një sërë kontributesh nga shqiptarë me shtetësi greke, por ka mister rreth perdorimit te këtyre parave. Analisti theksoi gjithashtu se ende nuk ka një bibël integrale në gjuhën shqipe.

“ Meritat sipas ligjit shqiptar janë shërbime të mëdha për interesin kombëtar dhe ato që ka bërë kryepeshkopi nuk janë quajtur të tillë nga presidentët. Të njëjtin vlerësim e kishte edhe presidenti Moisiu dhe porosia që iu dha kur dorëzoi stafetën presidenciale është që nuk i duhet dhënë për meritë. Ai mund ta marri për shkak të aplikimit me ligjin,lejeqëndrimi, mos të kishte pasur shkelje të ligjit në vend por Kryepeshkopi Janullatos dhe Greqia që e mbështeste zyrtarisht ose jo ka lobuar edhe nëpërmjet ndërkombëtarëve që ta merrte për meritë dhe jo të ndiqte këtë rrugë që mund të dukej poshtëruese.

Kryepeshkopi nuk ka merita në ato që e përbëjnë. Këtu ka një mistifikim të asaj që konsiderohet si kontribut në ringjalljen e infrastrukturës kishtare. Së pari, ka patur nga bamirës shqiptar, por që ishin shtetas grek, po flasim për kontribute të dedikuara në testamentet e tyre për kishën shqiptare. Kanë qenë para për të ngritur, restauruar kisha në vendlindjen e tyre dhe është e provueshme historikisht dhe kanë qenë shumë para të mëdha. Këto para janë justifikuar si kontribute të miqve të Janullatos. Asnjëherë nuk është kuptuar burimi i tyre, por në bindjen time kanë qenë para të bamirësve shqiptarë. Së dyti, këto para nuk janë destinuar për të restauruar kishat në territoret ku janë vendosur. Vendlindja e bamirësit të madh shqiptar që është e shekullit të 12 dhe nuk e ka gëzuar këtë vëmendje të rikonstruktohej apo të mirëmbahej. Ndërkohë ka shumë kisha që janë drejt rrënimit sepse nuk kanë qenë në fokus të Kishës Autoqefale. ndërkohë që janë ngritur kisha të reja. Mungon, ka mister rreth përdorimit të këtyre parave dhe e dyta është kontributi i tij në tekstet shqip. Ende nuk ka një bibël integrale në gjuhën shqipe, ai ka refuzuar të konsideroj përkthimet e mëprashme dhe i konsideron pjesërisht.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!