Presidenti i Ukrainës po ofron një shkëmbim të burgosurish me ushtarët e Koresë së Veriut që ka kapur, në këmbim të ukrainasve të mbajtur nga Rusia.
Volodymyr Zelensky i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë liderit Kim Jong Un pasi kapi dy koreano-veriorë në rajonin Kursk të Rusisë.
“Përveç ushtarëve të parë të kapur nga Koreja e Veriut, padyshim që do të ketë më shumë. Është vetëm çështje kohe para se trupat tona të arrijnë të kapin të tjerë”, tha ai në një video të postuar në X.
Videoja e tij përfshinte gjithashtu një ofertë ndihme për zyrtarët në Kaliforni që luftojnë zjarret e vazhdueshme atje, shkruan sky news.
Raportohet se kjo është hera e parë që Ukraina ka njoftuar kapjen e ushtarëve të Koresë së Veriut që nga fillimi i luftës gati tre-vjeçare.
Vlerësimet ukrainase dhe perëndimore thonë se rreth 11,000 trupa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut, janë vendosur në rajonin e Kurskut për të mbështetur forcat e Moskës, megjithëse Rusia as nuk e ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre.