Zvicra, e gatshme të presë një takim Biden-Putin

schedule07:54 - 13 Janar, 2025

schedule 07:54 - 13 Janar, 2025

Zvicra ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur një takim të nivelit të lartë ndërmjet presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu ka thënë për gazetën zvicerane Le Temps, Nicolas Bideau, kreu i komunikimit në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Bideau iu referua samitit të paqes globale të mbajtur në Zvicër në qershor, duke thënë se pas samitit, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë informuar rregullisht për gatishmërinë e Zvicrës për të lehtësuar iniciativat diplomatike.

“Pas samitit të Bürgenstock, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u informuan rregullisht për gatishmërinë tonë për të mbështetur përpjekjet diplomatike për të gjetur paqen”, ka thënë Bideau, cituar nga Le Temps.

Adresimi i Bideau vjen pasi Kremlini sinjalizoi gatishmërinë për të takuar Trump për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Nuk janë caktuar plane apo data konkrete, megjithëse Moska tha se çdo takim ballë për ballë do të ndodhte vetëm pas inaugurimit të Trump më 20 janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!