Transfuzion, hap fals dhe konfuzion.
E tillë situata e Partizanit, që eshte ndalur kete te shtune ne ndeshjen e Superliges ndaj Skenderbeut.
Skuadra kryeqytetase nuk arriti dot me shume se nje barazim 1-1 ne stadiumin e saj, “Arena e Demave”.
Bincuka kaloi vendasit ne epersi ne fund te pjeses se pare, por Nikaj barazoi per korcaret ne minuten e trete shtese.
Pretendentët për titull e ndjenë mungesën e të larguarve të shumtë dhe cilësorë si Hadroj, Mba, Cara apo Rrapaj, që faktikisht ishin gjysma e skuadrës.
Trajneri Veselinoviç nuk është I kënaqur me situatën dhe ka shprehur ankesa për klubin, ndërsa duhet parë sesi do të jenë raportet pas këtij barazimi.
Si rrjedhojë e këtij rezultati, tre skuadra jane ne krye te Superliges me nga 34 pike, Dinamo, Vllaznia e Partizani.
Ne ndeshjen tjeter te javës së 20-të, Elbasani mundi 3-1 Teuten. Durrsaket shenuan te paret, që në minutën e 6-të me autor goli Mario Beshirajn, por vendasit reaguan.
Heroi i përballjes në “Elbasan Arenë” ishte Arsen Lleshi, që ishte realizuesi I të tre golave.
Elbasani i trajnerit Gvozdenoviç mbetet pretendent për të hyrë në katërshen e parë dhe në plej ofin për titull, ndonëse ka 28 pikë, 5 më pak se Egnatia./abcnews.al