Goditen dy raste të paligjshmërisë në Vlorë/ Vihen në pranga 2 persona, procedohet në gjendje të lirë një tjetër

schedule12:55 - 12 Janar, 2025

schedule 12:55 - 12 Janar, 2025

Shërbimet e policisë së Vlorës kanë arrestuar një 45 vjecar, banues në Vlorë nën akuzën e vjedhjes.

45-vjeçari dyshohet se ka kryer vjedhje më datë 10.01.2025, ku ka marrë nga automjeti i një shtetasi një çantë me një shumë parash dhe sende personale.

Sipas informacioneve të policisë, ky 45 vjecar ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së parë me 8 muaj e 27 ditë burg për akuzën e vjedhjes.

Po gjatë këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 20 vjeç, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin P. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 thika, 1 shkop bejsbolli dhe 1 fenelinë që ngjason me ato të Policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!