A ndihmuan ndryshimet klimatike në ndezjen e zjarreve në SHBA?

schedule12:25 - 12 Janar, 2025

schedule 12:25 - 12 Janar, 2025

Zjarret në Kaliforninë Jugore kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë, kanë shkatërruar mijëra ndërtesa dhe kanë vrarë të paktën 10 njerëz.

Ekspertët thonë se ngrohja globale mund të ketë krijuar terrenin për flakët katastrofike.

Ndërsa planeti nxehet, reshjet çrregullohen në pjesën më të madhe të globit, duke çuar në luhatje të gjera midis kushteve të lagështa dhe të thata.

“I ashtuquajturi weather whiplash po rrit rrezikun e zjarrit në Kaliforni”, tha Daniel Swain, shkencëtar klimatik në UCLA.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar, Los Angeles pa reshje rekord shiu, të cilat nxitën rritjen e barishteve dhe shkurreve, shkruan yahoo news.

Ndërsa këtë dimër, në dritën e kushteve të thata, zyrtarët federalë paralajmëruan për “potencial të rëndësishëm zjarri” në rajon.

Duke i bërë gjërat edhe më keq, rajoni po sheh erëra jashtëzakonisht të forta Santa Ana, të cilat sjellin ajër të nxehtë dhe të thatë nga malet në det gjatë muajve të dimrit.

“Ka pak prova se ngrohja i ka bërë erërat më të fuqishme”, tha Swain, “por me ndryshimin e klimës, sezoni i thatë i Kalifornisë po shtrihet në fillim të dimrit, kur erërat Santa Ana zakonisht marrin formë”.

“Kjo”, tha ai, “është lidhja kryesore e ndryshimit të klimës me zjarret e Kalifornisë Jugore”.

Raportohet se shqetësuese është se kushtet e thata ka të ngjarë të vazhdojnë edhe në muajt në vijim.

Ndryshe, zyrtarët evropianë të motit njoftuan se viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!