Kanë kaluar më shumë se 36 orë nga nisja e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit.
Vihet re një interes i lartë, kryesisht nga emigrantët të cilët jetojnë në Itali, të ndjekur më pas nga Gjermania dhe Greqia.
Emigrantët mund të regjistrohen online në faqen e internetit te KQZ, ku ndjekin të gjithë procedurën dhe presin më pas përgjigjen. Aplikimet do të vazhdojne deri në datën 4 mars.
“Janë 4200 shtetas shqiptarë që janë regjistruar. Interesi më i lartë vjen nga shetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi, por edhe SHBA dhe Britaninë e Madhe. 70 përqind e aplikantëve janë meshkuj. Aktualisht ka pasur 59 kërkesa që janë refuzuar”,r aportoi gazetarja e ABC News, Greta Bullari./abcnews.al