Kreshnik Farruku në pranga, arrestimi i tij me urdhër të SPAK

schedule10:02 - 12 Janar, 2025

schedule 10:02 - 12 Janar, 2025

Me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është arrestuar Kreshnik Farruku.

Arrestimi i tij është bërë në Manzë te Durrësit, të shtunën, teksa ndodhej në masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar rreth një javë më parë nga Gjykata e Durrësit.

Ai do të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë në Kryeqytet derisa pritet që të hënnë të dalë para GjKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai dyshohet per veprat penale ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kreshnik Farruku (Budlla) njihet si kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar fillimisht rreth një javë me pare ne Policinë e Durrësit së bashku me të vëllain Erneo Farruku.  Gjykata e Durrësit e la në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Ndërkohë në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!