Është koha e tij.
Bekim Balaj është shënuesi më i mirë i Vllaznisë dhe i Superligës këtë sezon, status që e konfirmoi edhe në derbin ndaj Tiranës.
Shkodranët ia dolën 2-1 me përmbysje vetëm falë golave të tij shënuar në pjesën e dytë, dhe për më tepër me 34 pikë janë në kreun e kampionatit.
Kuptohet që ai është kandidati kryesor për Këpucën e Artë.
A mund të thuhet se ky është sezoni I titullit për Vllazninë./abcnews.al