Ulen kreditë e këqija/ Bien në nivelin më të ulët në një dekadë

schedule14:47 - 11 Janar, 2025

schedule 14:47 - 11 Janar, 2025

Kreditë e këqija në kanë vijuar trentin rënës duke prekur nivelin më të ulët në një dekadë.të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në nëntor ky tregues ishte 4.48%, duke zbritur më tej, nga 4.6% që ishte në tetor dhe 5.07% që ishte në nëntor të vitit 2023. Totali i kredisë me probleme gjatë nëntorit vlerësohet në rreth 36.4 miliardë lekë

Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit politikë kjo që jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve të shlyerjes së huave të mara në banka.

Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues  pozitiv për  ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe  për qytetarët.

Disa element që kanë ndikuar në rënien e kredisë me probleme  janë rritja e fuqisë paguese nga kreditorët si rezultat  i rritjes së  pagave, aktiviteti ekonomik si dhe fshirja e kredive të humbura.

Banka Qendrore ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 2.75%.ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi ul shumën që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!