Rrëfim i sprasmë i Arben Bajos/ Ermir Hoxha: Artisti që “zotroi” skulpturën në tri dekada

schedule11:25 - 10 Janar, 2025

schedule 11:25 - 10 Janar, 2025

Një monografi në formë katalogu dedikuar jetës dhe veprës së skulptorit të mirënjohur shqiptar Arben Bajo është botuar nga studiusi i artit, mik i tij, Ermir Hoxha.

Në një rrëfim në ‘Pas Mesnatë, Hoxha shprehet se të jetuarit në përditshmëri me Arben Bajon ishte një shkollë më vete për të.

“Marrëdhënie me Benin, ishte një shkollë më vete, atë pjesë që kisha nevojë për të njohur një artist që punonte me materialin, me figurën 3D, Beni e përkufizonte më mirë se cdo artist tjetër që më rrefonte. Ishte shumë i hapur ndaj personave që mund të futeshin në tempullin e tij.

Ndryshe nga artistët e tjerë, Beni preferonte të ishte i shoqëruar nga të tjerët. Të gjithë kërkonin të vinin në studion e profesor Benit, merrni energji pozitive prej tij.

Përditshmëria e të jetuarit me Benin ishte një pasuri e jashtëzakonshme, ashtu sic ishte edhe krijimtaria që ai la. Ciklet e fundit të tij ishin shumë ekzistenciale, vlerat e skulpturës superoi pjesën filozofike me të cilën e ai u përball.” thekson ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!