Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Është finalizuar një tjetër operacionin i policisë së Tiranës. Në pranga ka rënë një 51-vjeçar.
Gjatë një kontrolli të kryer në një subjekt mobilerie të poseduar nga 51-vjeçari u gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/