Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Kjo është hallka e parafundit para se marrëveshja të hyjë në fuqi.
Gazetari Artur Nura, në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, tha se kjo është rezultat kompromosi mes dy vendeve.
Nura shtoi se marrëveshja politike është bërë mes kryeministrave Rama dhe Meloni.
“Sigurisht është marrëveshje dypalëshe, rezultat kompromisesh. Politika njihet si arti i kompromisit, dhe duket se kryeministrja Giorgia Meloni e ka qepur këtë ratifikim në Dhomën e Ulët dhe senatit të Italisë. Qeveria shqiptare i ka kryer detyrat e saj. Marrëveshja politike është bërë mes kryeministrit Rama dhe Melonit”, theksoi ai./abcnews.al