Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, që deri më tani është hetuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e çila pasi të caktojë datën e seancës, do të marrë në shqyrtim kerkesën e SPAK për pushimin ose jo të hetimeve.
Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023 në lidhje me ndërtimin e një rruge në Lezhë-Shëngjin që sipas PD, u ndërtua në kohë fushate në kundërshtim me ligjin.
/ abcnews.al