Në gjyq për financim të paligjshëm, Nicolas Sarkozy: Nuk do të gjeni asnjë qindarkë libiane në fushatën time

schedule20:02 - 9 Janar, 2025

schedule 20:02 - 9 Janar, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili akuzohet për financime të paligjshme nga regjimi i Muammar Gaddafit në Libi në vitin 2007, si pjesë e fushatës së tij zgjedhore, tha se ai nuk ka marrë asnjë para libiane.

Sarkozy, i cili është në gjyq që nga e hëna në një gjykatë të Parisit për korrupsion, fshehje të përvetësimit të fondeve publike, financim të paligjshëm të fushatës dhe organizatë kriminale, përballet me një dënim me burg dhe një gjobë prej 375,000 euro, si dhe heqjen e të drejtave të tij politike për deri në pesë vjet. Ai e denoncoi rastin si një “ konspiracion”.

Duke folur në gjykatë, ish-kreu i shtetit francez tha: “Dhjetë vjet shpifje, 48 orë paraburgim, 60 orë marrje në pyetje. 10 vjet hetim. Çfarë u gjet? Asgjë. Asgjë, kjo më shqetëson mua”, sqaroi Sarkozy, i cili është në gjyq së bashku me 11 persona të tjerë.

“Ka arsye që të zemërohem”, shtoi ai dhe theksoi se “nuk do të gjeni kurrë një euro, asnjë minutë në fushatën time”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!