Bonusi i pensionistëve në shkurt/ Qeveria miraton vendimin përfitojnë 730 mijë pensionistë

schedule14:12 - 9 Janar, 2025

schedule 14:12 - 9 Janar, 2025

Mbi 730 mijë pensionistë do të mund të tërheqin bonusin e pranverës duke filluar nga muaji shkurt.

Akti është miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje të Këshillit të Ministrave.

Kështu, të gjithë ata pensionistë që përfitojnë një pension prej 20 mijë lekësh do të marin 10 mije lekë dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Shpërblimi i Pranverës është cilësuar nga qeveria si një angazhim i shumicës për të qenë pranë kategorive në nevoje, duke bërë të mundur që të ardhurat e siguruara nga rritja ekonomike të shkojne për kategorinë e pensionistëve që kanë një të ardhur mujore të ulët që vjen nga një tranzicion politik dhe skemë pensionesh që ndër vite nuk ka arritur që t’i japë një pension dinjitoz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!