Ferrari nuk fiton një titull kampion në Formula 1 prej vitit 2007. Kimi Raikonnen ishte piloti i fundit që u shpall kampion bote me “Kokëkuqen”. Vitet e fundit kanë qenë të vështira për skuderinë e famshme italiane dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te suksesi.
Gazzetta dello Sport zbulon lajmin e bujshëm, teksa raporton se Ferrari po tenton të arrijë një akord me Lewis Hamilton. Britaniku u shpall për të gjashtën herë kampion bote dhe kontrata me Mercedez i përfundon në vitin 2020.
Presidenti i Ferrarit, Lapo Elkann është takuar dy herë me 34-vjeçarin nga Stevenage dhe negociatat vazhdojnë. Italianët ëndërrojnë të formojnë një dyshe Hamilton-Leclerc, teksa tifozët e shumtë të Ferrarit shpresojnë të shohin pilotin që ka dominuar Formula 1 në vitet e fundit si pjesë të skuderisë së tyre të dashur. /abcnews.al