Policia e Kapitolit ka arrestuar një burrë me një hanxhar dhe tre thika gjatë një kontrolli sigurie për njerëzit që prisnin në radhë për të bërë homazhe për ish presidentin amerikan Jimmy Carter.
Policia tha se e pa hanxharin në çantën e burrit teksa kalonte përmes një aparati me rreze X në Qendrën e Vizitorëve të Capitol. “Tre thika u gjetën gjithashtu në çantë, së bashku me hanxharin”, tha policia.
Burri u arrestua me akuza të shumta për mbajtjen e një arme të rrezikshme, tha Policia e Kapitolit.
Arkivoli i Carter u dërgua në Kapitol të martën pasdite. Ai do të qëndrojë aty deri të enjten në mëngjes, kur do të mbahet një funeral shtetëror në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit./abcnews.al