Krijuesi dhe themeluesi i aplikacionit Chat GPT Sam Altman është përballur me akuza të bëra nga motra e tij.
E motra ka ngritur një aktpadi duke pretenduar se ai ka abuzuar rregullisht seksualisht me të midis 1997 dhe 2006. Annie pretendon se abuzimet nisen kur ajo ishte tre vjeç dhe Sam 12 vjeç.
Padia u ngrit më 6 janar në një Gjykatë në SHBA në Distriktin Lindor të Misurit.
Altman, i cili është shefi ekzekutiv i OpenAI, kompania që qëndron pas softuerit të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT, i mohoi pretendimet në një deklaratë të përbashkët me nënën dhe dy vëllezërit e tij.
“…Annie ka bërë pretendime thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam.Familja jonë e do Annie-n dhe është shumë e shqetësuar për mirëqenien e saj. Kujdesi për një pjesëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër i vështirë.”- tha shefi i startup-it në Kaliforni në një letër të bashkë-nënshkruar nga nëna dhe dy vëllezërit e tij dhe të publikuar në platformën sociale X. / abcnews.al