Kabina elektrike e një pallati në lagjen Besëlidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes.
Banorët kanë dalë nga banesat për shkak se tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirsisht pati vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë përshkak të tymit.
Për shkak të këtij incidenti, u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërriten menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe ndihmuar në normalizimin e situatës.
Disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet e Osshe jane duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit që solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj. / abcnews.al