Vrasja e Ramazan Matajt/ Arjan Hasaj pranon krimin: Nuk hiqte dorë nga motra, i prishi dy martesa. Nuk dilnim dot në fshat

schedule13:48 - 8 Janar, 2025

schedule 13:48 - 8 Janar, 2025

Arjon Hasaj, 29 vjeçari autor i vrasjes së 33 vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur në fshatin Dragoç të Postrribës ka pranuar para grupit hetimor se e ka kryer vrasjen.

Hasaj ka dhënë dëshminë e tij dhe tregoi se si e kreu vrasjen.

“Une nuk jam kriminel, por nga ai ( Ramazan Mataj) nuk kishim më asnjë mundësi të jetonim këndej. I kemi shkuar 6 muaj me parë dhe i kemi thënë motrën tonë e ke ndarë nga dy burra, na lë rehat se kemi halle boll të shkaktuara prej teje. Ai jo vetëm që nuk ka ndaluar por ka vazhduar, madje edhe duke folur dhe treguar video të motres tonë. Motrës i kemi rënë “lanet”, ajo jeton në Shkodër. Por nuk kishim më fytyrë me dalë nga shtëpia si shkak i tij dhe veprimeve që bënte dhe fjalëve. I ka dërguar video edhe ish burrit të motres.

Nuk kishim me pse të dilnim nga shtëpia nga turpi dhe nga rëndesa qe ai na shkaktonte çdo ditë. Para 4 ditesh kam hapur llogari në instagram fallco në emër të një vajze dhe kam komunikuar me të ku kam lënë takimin. Pasi e kam qëlluar, jam larguar me biçikletë, kam fshehur armën dhe jam kthyer e kam marrë dhe e kam fshehur në oborrin e shtëpisë. As vëllai, as babai nuk kane pasur dijeni se unë do bëja vrasjen. Unë nuk kriminel por ai nuk na ka lënë rehat të jetojmë.”, tha Hasaj në dëshminë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!