Frymëzimi i Lingard: Ronaldinho më mësoi të buzëqesh, s’e harroj këshillën e tij

schedule12:15 - 30 Nëntor, 2019

schedule 12:15 - 30 Nëntor, 2019

Jesse Lingard shënoi golin e parë të sezonit përballë Astanës në Europa League. Sulmuesi anësor i Manchester United ka dhënë një prononcim interesant për AS, aty ku shpjegon se nga buron lumturia e tij e madhe.

26-vjeçarit nuk i mungon kurrë buzëqeshja në fushën e blertë dhe merita për këtë ka Ronaldinho. Lingard u rrit duke shijuar magjitë e yllit brazilian, teksa zbulon këshillën që mori kur e takoi nga afër.

Kur shihja videot e Ronaldinhos, vija re se ai buzëqeshte gjithmonë. Ishte dashuria për futbollin ajo që e bënte për të buzëqeshur. Më kujtohet kur e takova para disa kohësh në SHBA dhe ai më dha disa këshilla që nuk do i harroj kurrë.

Më kërkoi që të luaja gjithmonë i buzëqeshur, pavarësisht se çfarë ndodhte. Që prej atij momenti ashtu bëj. Sapo shkelmoj topin, ndihem i lumtur. Kur je në fushë nuk mund të heqësh dorë nga buzëqeshja“, përfundon Jesse Lingard. /abcnews.al