Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abissnet Superiore U18/ KF Tirana mbyll vitin 2024 në krye të renditjes

schedule16:16 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 28 Dhjetor, 2024

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të mirë dhe janë favoritë kryesorë për titullin kampion.

Në vendin e dytë renditet Apolonia, me 33 pikë, vetëm katër pikë larg Tiranës. Teuta mban vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani plotësojnë pesë ekipet më të mira në tabelë.

Sipas rregullores së FSHF, faza e rregullt e kampionatit përfundon pas javës së 18-të. Më pas, kampionati do të kalojë në fazën “play-off” dhe “play-out”, ku skuadrat do të luftojnë për titullin kampion dhe për mbijetesë. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!