Rusia po përdor bitcoin në pagesat për tregtinë e jashtme. Shumë kompani ruse kanë përfshirë bitcoin por edhe monedha të tjera dixhitale në pagesat ndërkombëtare pas ndryshimeve legjislative që lejuan kriptomonedhat si mjet pagese si një mënyre për të kundërshtuar sanskionet perëndimore tha Ministri I Financave Anton Siluanov.
Sanksionet kanë vështirësuar tregtinë e Rusisë me partnerët e saj kryesor si Kina dhe Turqia, pasi bankat po tregohen shumë të kujdesshme me transaksionet që lidhen me Rusinë për të shmangur shqyrtimet nga rregullatorët perëndimorë.
Këtë vit, Moska si një nga udhëheqësit globalë të minierave të Bitcoin ka ndërmarrë hapa për të ligjëruar përdorimin e kriptovalutave në tregtinë e jashtme.
Ministri rus i Financave, Siluanov tha se transaksionet po kryhen tashmë dhe eksperimenti ka rezultuar I suksesshëm dhe se pritet të zgjerohen dhe zhvillohen më tej përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, pagesat ndërkombëtare në monedha dixhitale përfaqësojnë të ardhmen.
Pak kohë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se administrata aktuale amerikane po minonte rolin e dollarit amerikan si monedhë rezervë duke e përdorur për qëllime politike, duke detyruar shumë vende që të orientohen tek asetet alternative.
Ai veccoi Bitcoin si një shembull asetesh të tilla, duke shprehur edhe mbështetjen e përdorimit të gjerë të kësaj kriptomonedhe por edhe monedhave të tjera virtuale./abcnews.al