Autoritetet e reja të udhëhequra nga Rebelët Siriranë kanë deklaruar se mbështetësit e presidentit të Rrëzuar Bashar Al Assad kanë vrarë 14 trupa të Ministrisë së Brendshme në një pritë në perëndim të vendit. Ndërsa 10 trupa të tjerë mbetën të plagosur në luftimet e së martës pranë portit mesdhetar të Tartous, një basion i sektit mysliman alavit të pakicës së Assad.
Trupat rebelë që kanë marrë pushtetin në Siri kanë tentuar të arrestonin një ish officer në lidhje me rolin e tij në burgun famëkeq të Sednajas, por pikërisht pranë Damaskut këtyre forcave iu bë prite nga besiniket e presidentit te rrezuar.
Përvec 14 forcave të Rebeleve Sirianë që humben jeten, ne perplasjet u vrane edhe tri mbështetësit e Assadit që ngritën pritë.
Pas ketyre ngjarjeve, udhëheqësit De Fakto të Sirisë urdhëruan një shtetrrethim brenda natës në qytetin qëndror të Homsit dhe pas këti rrethimi pati disa trazira . Alavitët janë një degë e Islamit Shiit, të cilit i përkisnin shumë nga elita politike dhe ushtarake e regjimit të mëparshëm, duke përfshirë familjen e Asadit. Komuniteti ka frikë nga hakmarrja për torturat dhe vrasjet në Siri nën regjimin e Bashar Al Assad.
Ish oficerët e regjimit po refuzojnë të dorëzojnë armët dhe vendasit në disa qytete thone se duan të luftojnë.
Ka thirrje nga udhëheqës fetarë alavitë për një amnisti të përgjithshme për alavitët – por kjo nuk ka gjasa te ndodhe për shkak të shumë krimeve të shumta të luftës të kryera nga anëtarët e saj. Dhjetëra mijëra njerëz u torturuan për vdekje në burgjet në Siri, mijëra familje janë ende në pritje të përgjigjeve dhe drejtësisë. Sirianët po bëjnë thirrje për drejtësi dhe gjykim për ata që janë përgjegjës – pikërisht gjëja për të cilën anëtarët e alavit janë të shqetësuar./abcnews.al