Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyrtari të al-Assad

schedule22:45 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 22:45 - 25 Dhjetor, 2024

Nëntë persona u vranë të mërkurën në përleshjet midis personave të armatosur dhe forcave të sigurisë që u përpoqën të arrestonin një zyrtar të ish regjimit të Bashar al-Assad.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se “gjashtë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Përgjithshme të autoriteteve të reja të Sirisë u vranë, së bashku me tre burra të armatosur në Khirbet al-Maaza, pasi forcat kërkuan të arrestonin një oficer i cili ishte në mesin e “përgjegjësve për krimet e burgut Saydnaya”.

Dyert e burgjeve të Sirisë u hapën pasi rebelët Assadin këtë muaj, më shumë se 13 vjet pasi shtypja brutale e tij ndaj protestave antiqeveritare shkaktoi një luftë që ka vrarë mijëra njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!