Shkencëtarët e Universitetit të Miamit kanë kryer së fundmi një studim lidhur me ‘fundosjen’ e disa godinave luksoze në Floridën Juglindore.
Sipas studimit që mori në shqyrtim 7 vjeçarin 2016- 2023, më shumë se 35 banesa rezultuan të ishin ‘zhytur’ deri në 7,6 cm. Në këtë listë përfshihen ndërtesa prestigjioze si Ritz-Carlton Residences, Trump Tower III, Trump International Beach Resorts dhe Surf Club Towers. Studimi filloi pas shembjes tragjike të kullave Champlain në Surfside, Florida, në vitin 2021, megjithëse nuk u gjetën prova të fundosjes së ndërtesës përpara tragjedisë.
Shkaku kryesor i fundosjes së ndërtesave, sipas studiuesve, janë dridhjet nga ndërtimet e vazhdueshme, të cilat shkaktojnë ngjeshjen e tokës dhe fundosjen graduale të saj. Ajo që e bëri zbulimin më tronditës ishte fakti se ky proces vazhdon për vite pas përfundimit të ndërtimit, një aspekt që inxhinierët zakonisht nuk e parashikojnë.
Një kërcënim i dyfishtë po kërcënon Majamin; fundosja e tokës dhe rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike. Në disa zona, ndërtesat po fundosën me të njëjtin ritëm që rritet niveli i detit, duke dyfishuar efektet negative dhe rrezikun e përmbytjeve të rënda. Megjithatë, studiuesit thonë se këto gjetje mund të ndihmojnë në monitorimin e ndërtesave në të ardhmen, duke parandaluar katastrofat përmes teknologjisë që funksionon si një sistem kujdesi shëndetësor për strukturat. / abcnews.al