Pse ju refuzua vizita Sveçlës në Preshevë?/ Nazarko: Sipas protokollit, nuk duhet penguar lëvizja e zyrtarëve politikë

schedule17:49 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 17:49 - 25 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko komentoi zhvillimet e fundit lidhur me tensionet Kosovë- Serbi. Ai u ndal në dy momente: lejimi i Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje edhe tek refuzimi i vizitës së MB të Kosovës, Sveçla në Preshevë. Nazarko tha se vendimi i instancës së Apelit zgjedhor- PZAP ishte i drejtë. Nderkohë ai u shpreh se sipas protokollit dypalësh, nuk duhet të pengohej lëvizja e zyrtarëve politikë. Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh gjithashtu se ka një intensifikim lëvizjesh me karakter elektoral në luginën e Preshevës.

“ Nga këndvështrimi taktik, Me kundërshtimin në KQZ të regjistrimit të Listës Serbe, VV ja arriti qellimit të tregojë se to është e vendosur kundër interesave serbe në Kosovë. Nga pikëpamja ligjore kemi funksionimin normal të shtetit ligjor ku një parti nuk mund të penalizohet veçse për krime me karakter penal apo kushtetues dhe jo krime ndërgjegje apo propagandistike.  Krimet penale përcaktohen nga institucionet, ndaj vendimi i fundit është një vendim i drejtë.

Në lidhje me vizitën e refuzuar të ministrit të brendshëm të Kosovës në Serbi, Nazarko tha se “kjo është një lojë si ‘mace me miun’ kur të dy palët e bëjnë shpesh me drejtuesit të lartë të njëri- tjetri të cilët vizitojnë popujt respektive, një veprimtari që mbështetet mb protokollin që rregullon lëvizjet reciproke politike. Natyrisht ka një intensifikim të vizitave në Luginën e Preshevës Këtu duhet shtuar që qeveria e Kosovës me një veprim i cili mund të ngjajë largpamës ka destinuar në favor të popullsisë shqiptare atje për të ngadalësuar shpopullimin, një fond prej 1 milionë eurosh, ndersa totali vjetor I ndihmës është 4 milionë.

Në këtë kuptim, është një intensifikim lëvizjesh me karakter elektoral. Në Kosovë ka një numër të madh shtetasish të Serbisë që vijnë nga këto tre rajone shqiptareqë kanë të drejtë vote dhe kjo lëvizje ka një karakter elektoral Natyrisht e quaj një lëvizje të drejtë, të mençur të ndihmosh bujqit sesa te financosh artificialisht krerët e 8 partive shqiptare per 40 mijë banoret e tre komunave. Në lidhje me arsyet e refuzimit, Ministria e jashtme e Kosovës ka përkthyer në shqip justifikimin formal të palës serbe. Në imagjinatën popullore serbe ministri i brendshëm Svecla është pikturuar si dikushi që udhëheq veprimet represive të institucioneve policore në veri të Kosovës dhe në këtë kuptim atij i atribuohet gjithë sjellja e autoriteteve për të vendosur rendin. Ky është preteksti me të cilin  justifikohet ky vendim refuzues. Ndonëse unë mendoj që nëse do interpretonim protokollin, autoritetet e dy palëve nuk duhet të pengonin  lëvizjen e lirë të zyrtarëve politikë. Thjesht duhet të ketë një njoftim paraprak, mirëpo pala serbe kryesisht në mënyrë arbitrare e ka bërë këtë gjë sa herë ka probleme të brendshme. Të lejosh ministrin e brendshëm të Kosovës në Jug, kur ka protesta në Beograd- mund të quhej akt dobësie- ndaj ka ndodh refuzimi.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!