Askush si “Dea”.
Nuk besohet të ketë ndodhur ndonjëherë në Itali që Atalanta të jetë skuadra më e mirë e vitit.
Do të luhet edhe një javë kampionat, por formacioni I trajnerit Xhampiero Gasperini nuk mund të mbërrihet nga rivalët.
Bergamaskët, me Berat Gjimshitin në formacion, kanë grumbulluar plot 80 pikë, duke lënë prapa të gjithë.
E mbiquajtur “Perëndesha”, Atalanta mblodhi 40 pikë sezonin e kaluar, dhe gjithashtu 40 pikë këtë edicion, ndërsa ndodhen në vend të parë në renditje.
Pas ekipit të trajnerit Xhampiero Gasperini, vjen Interi.
Kampioni në fuqi I Italisë arriti në 76 pikë në 12 muaj të 2024-ës, ndonëse në këtë kampionat ka një ndeshje më pak, atë që u ndërpre ndaj Fiorentinës.
Të mos harrojmë se Atalanta pati një 2024 të shkëlqyer, dhe jo vetëm sepse ka 80 pikë në Serinë A, apo sepse merr pjesë duke shkëlqyer në Champions.
Ekipi me emër modest fitoi Ligën e Europës në maj, duke mundur 3-0 Leverkusenin e fortë, ndërsa kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, ishte njeriu që ngriti lart trofeun sepse mbajti shiritin në atë finale. /abcnews.al