Një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku po punonte në Kamëz.
Sipas policisë, ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave./abcnews.al