Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka ndarë një lajm të veçantë, ardhjen në jetë të një djali në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit.
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe foto duke shtuar se në orët e para të 25 dhjetorit erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, shprehet kryeministri Rama.
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie.