Rrëzimi i avionit, dhjetëra viktima në Kazakistan/ Publikohet momenti kur bie në tokë

schedule09:52 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 09:52 - 25 Dhjetor, 2024

Një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhan Airlines që po fluturonte nga Azerbajxhani për në Rusi u rrëzua mëngjesin e kësaj të mërkure pranë qyteti Aktau në Kazakistan. Raportimet e mediave ndërkombëtare thonë se në bordin e aeroplanit ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtar ekupiazhi.

Ministria e Emergjencave në Kazakistan ka deklaruar se 32 persona kanë mbijetur nga rrëzimi i aeroplanit.  Në mesin e personave që kanë mbijetuar janë edhe dy fëmijë që po trajtohen në Sipital sipas Ministrisë së Emergjencave në Kazakistan.

Më shumë se 30 persona dyshohet se kanë humbur jetën. Deri më tani janë nxjerrë disa trupa të pajetë ndërsa autoritetet thonë se shpresojnë që të ketë më shumë të mbijetuar. Azerbajxhan Airlines deklaroi se avionic kishte bërë një ulje emergjente 2 kilometra nga qyteti Aktau në Kazakistan, deklaratë kjo e mbështetur edhe nga Rusia e cila tha se kishte qenë një tufe shpendesh që kishte goditur avionin.

Në pamjet e publikuara ku tregohet rrëzimi i avionit dhe shpërthimi i tij në flakë ndërsa goditi token shihen edhe momentet kur të mbijetuarit nxirren nga pjesa e pasme e avionit. Raportimet paraprake nga Azerbajxhan Airlines thonë se në bordin e aeroplanit të pasagjerëve ishin 36 shtetas nga azerbajxhani, 6 shtetas nga Kazani , tre nga Kirgistani dhe 16 nga Rusia.

Autoritetet në Kazakistan kanë thënë se është ngritur një komision qeveritar për të hetuar rrëzimin e Aeroplanit të pasagjerëve ndërsa kanë shtuar se autoritetet atje po komunikojnë me familjarët e viktimave dhe personave të mbijetuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!