Danimarka forcon mbrojtjen e Grenlandës, pas planeve të Trump për ta blerë

schedule07:35 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 07:35 - 25 Dhjetor, 2024

Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e saj të mbrojtjes në Grenlandë. Ky vendim erdhi menjëherë pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Trump përsëriti deklaratat e tij për të blerë rajonin e Arktikut.

Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen tha se paketa për të forcuar mbrojtjen e Grenlandës arriti në rreth 1.6 miliardë euro, megjithëse shuma e saktë nuk është përcaktuar.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump shkroi në platformën e mediave sociale se “për qëllimet e sigurisë kombëtare dhe lirisë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë pronësinë dhe kontrollin e Grenlandës si absolutisht të nevojshme”.

Kësaj deklarate të Trump, kryeministri i Grenlandës, Mut Egende, i ishte përgjigjur “nuk jemi në shitje”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!